International Hair Clinic

Mbjellja e vetullave, teknika më natyrale në botë tani në Shqipëri.

E dini që një vetull e trashë  ka fuqinë të na ndryshojë të gjithë shprehjen e fytyrës duke na bërë të dukemi ne më të ëmbla dhe hapësira e syrit më e madhe, por ndoshta nuk e dinit që është e mundur të krijosh një vetullë të plotë dhe me fromën që dëshironi duke përdorur qimet e flokëve tuaja për një pamje natyrale.

 

Si mund të bëheni me vetulla që dëshironi në mënyrë natyrale për gjithë jetën brenda 3 orëve?

Procedura: Mbjellja e vetullave është një procedurë e thjeshtë ambulatore-kirurgjikale, që realizohet nën anestezi lokale  dhe që zgjat 2-3 orë. Fillimisht vizatohet një skicë e vetullave tuaja, duke marrë në konsideratë pozicionin normal anatomik dhe simetrinë diskutuar më parë në konsultën me mjekun para ndërhyrjes. 

Pasi skicohen vetullat, ju do të pajiseni me një pasqyrë për të parë dizajnin në mënyrë që të jepni sugjerimet tuaja për formën që dëshironi. Pas aplikimit të anestezisë lokale me qëllim mpirjen e zonave të fytyrës ku do të punohet, gjithcka është e sigurt në duart profesionale dhe me eksperiencë të mjekut. Ai do të vendosë sakte dhe me përpikmëri cdo qime për të krijuar një ngritje të bukur të harkut të vetullave ose për të përmirësuar harkun ekzistues, sipas dëshirës që ju keni shprehur.

Ndryshe nga teknikat e tjera, në kliniken tonë aplikohet teknika Micro- FUE e cila është një procedurë më e lehtë që nuk lë plagë ose cikatrice, nuk përdor qepje dhe në shumicën e rasteve nuk shkakton dhimbje dhe parehati. Qimet merren nga ajo pjesë e flokut tuaj që ka të njëjtën ngjyrë me qimet e vetullave.

Ne fund të procedurës që zgjat 3-4 orë, mund ti riktheheni aktivitetit normal pa asnjë shenjë të dukshme përvec vetullave që keni dëshiruar gjithmonë.

Rezultati: Zgjat përjetësisht!

logo international hair clinic

Rezervoni një takim në klinikën tonë.

Pasi të keni plotësuar formularin, klikoni "DËRGO" dhe prisni një telefonatë konfirmimi nga stafi ynë!