International Hair Clinic

Çfarë është transplantimi i vetullave?

Transplantimi i vetullave është bërë trendi i ri në dhënien e pamjes së dëshiruar të vetullave, me zhvillimin e shpejtë të metodës mikro FUE në dhjetë vitet e fundit. Ky trend ka qenë në rritje vitet e fundit, falë disa yjeve të njohur si Meagan Good, të cilët bënë transplantin e vetullave me mikro FUE dhe e ndanë atë me publikun përmes rrjeteve sociale. Transplantimi i vetullave është kthyer në një nga procedurat më të kërkuara në fushën e estetikës mjekësore.

Transplantimi i vetullave kryhet nën anestezi lokale. Procedura e transplantimit të vetullave është tërësisht pa dhimbje pas aplikimit të anestezisë lokale. Në transplantin e vetullave, graftet e holla të marra nga pjesa e pasme e veshëve duke përdorur teknikën mikro FUE transferohen në vetull.

Eyebrow Implant

Operacioni i mbjelljes së vetullave është i njëjtë me transplantin e flokëve. Duke qenë se numri i transplanteve që do të transferohen është i vogël, duhet një kohë më e shkurtër (2-3 orë). Ajo kryhet nën anestezi lokale. Anestezia lokale aplikohet tek pacienti dy herë para transplantimit. Edhe pse ndihet dhimbje minimale gjatë procedurës së anestezisë, pacienti nuk ndjen dhimbje pas aplikimit të saj. Kjo e ndihmon pacientin të ketë një transferim të rehatshëm të rrënjës pa ndjerë asgjë gjatë operacionit.

Struktura e vetullave ndahet në 3 grupe, në drejtime të ndryshme si pjesët e mesme, të brendshme dhe të jashtme. Për këtë arsye, personi i cili do të kryej operacionin e mbjelljes së vetullave duhet të jetë mjek specialist me eksperiencë.

Tashmë të gjithë mund të kenë vetullat që gjithmonë kane dëshiruar, vetulla të plota, të dendura dhe në drejtim anatomik me vetullat natyrale.


Stafi i International Hair Clinic's përbëhet nga një ekip mjekësor i specializuar në universitet më të mira turke dhe në më pak se 2 vite eksperiencë në Tirane dhe Prishtinë, ka mundur t'ju jap shërbimin më të mirë më shumë se 300 pacientëve.

FAZAT E MBJELLJES SË VETULLAVE

Kërkesat e pacientit dëgjohen para operacionit, gjatë fazes së planifikimit. Sipas këtyre të dhënave, bëhet vizatimi i vetullave, plani i hollësisë dhe trashësisë.

Si zonë donatore preferohet zona e flokëve që është mes dy veshëve, pjesa e pasme e kokës. Mbjellja e vetullave kryhet me rrënjë flokësh njëshe të marra nga kjo zonë.

Për arsye se anestezia lokale aplikohet para proçedurës, nuk do të ndjeni asnjë dhimbje.
Pas anestezisë lokale, procedura e hapjes së kanaleve kryhet nga mjeku specialist në përputhje me planin e vizatimit të vetullave të përcaktuar përpara nisjes së proçedurës.
Proçedura mund të rishikohet për të përsosur rezultatin, por nuk bëhet seancë e dytë nëse nuk ka një kërkesë të tillë nga ana e pacientit.

Rezervo takimin tënd tani!

Konsultat janë gjithmonë Falas.

Gjithçka fillon me një bisedë.

logo international hair clinic

Rezervoni një takim në klinikën tonë.

Pasi të keni plotësuar formularin, klikoni "DËRGO" dhe prisni një telefonatë konfirmimi nga stafi ynë!