International Hair Clinic

Pse një transplat flokësh tek ne?

Në shumë klinika të tjera që japin shërbimin e mbjelljes së flokut teknika që përdoret është shumë e përfolur por harrohet të theksohet një e vërtetë thelbësore siç është eksperienca dhe kualifikimi i stafit që e aplikon këtë procedurë. Stafi i International Hair Clinic’s është me një përvojë 14 vjeçare në Turqi, Shqipëri dhe Kosovë dhe i ka dhënë zgjidhje më shumë se 15.000 rasteve të ndryshme të moshave dhe tipologjive të ndryshme pacientësh.

Procedura e vetme e miratuar nga FDA për transplantimin e flokut është FUE, çdo fjalë tjetër e shtuar apo çdo teknik tjetër e përfolur nuk është e aprovuara shkencërisht për t’u përdorur.

keni probleme me rënien e flokëve - international hair clinic's

Hapi i parë në procesin e mbjelljes është ekzaminimi i gjendjes shëndetsore të pacientit dhe analiza e zonës dhuruese (pjesa e pasme e kokës dhe gjendja e flokëve në të). Operacioni mund të kryhet kur numri i grafteve (rrënjëve) që nevojitet për të mbuluar zonën boshe përshtatet me numrin e rrënjëve që mund të sigurohen nga zona donatore.

Transplanti i flokëve nuk është një procedurë e rrezikshme kur kryhet nga mjekë ekspertë dhe me përvojë në fushën e mbjelljes së flokëve me pajisjet e duhura dhe kushtet e kërkuara higjienike. International Hair Clinic`s është gjithmonë me pacientët e saj me mbështetje postoperative, në mënyrë që pacientët tanë te kapërcejnë lehtësisht cdo fazë pas operacionit.

Edhe mbjellja e flokëve pa qethje është një procedurë që kryhet me metodën FUE. Megjithatë, edhe pse nuk është e vështirë të qethet zona ku mbjellja do të bëhet në metodën FUE, shumë njerëz nuk e preferojnë qethjen për shkak të jetës sociale dhe të biznesit. Madje, për shkak të qethjes disa njerëz nuk përfundojnë procesin e mbjelljes së flokëve, disa heqin dorë nga operacioni i mbjelljes së flokëve ose disa shtyjnë operacionin në fjalë.

Në këtë pikë, mbjellja e flokëve pa qethje mund të kryhet kryesisht në mbjelljet që përfshijnë një zonë të vogël duke u marrë parasysh komoditeti dhe dëshira e pacientit. Kështu, pas procedurës, pacienti mund të vazhdojë lehtësisht punën dhe jetën e tij shoqërore pa ndonjë shenjë nga operacioni i mbjelljes së flokëve.

Në mbjelljen e flokëve pa qethje të kryer me metodën FUE (Ekstraktim i Njësisë Folikulare), rrënjët e marra nga zona e qafës transferohen në zonën ku mbjellja do të kryhet duke u përdorur pajisje speciale milimetrike. Dallimi i vetëm nga operacioni i mbjelljes së flokëve të kryer me metodën FUE të thjeshtë është transferimi i flokëve pa qethje.

Procesi i shërimit për proçedurën e mbjelljes së flokëve të kryer pa qethje është i njëjtë me operacionin e mbjelljes së flokëve standard të kryer me metodën FUE. Megjithatë, për arsye se flokët nuk qethen gjatë mbjelljes së flokëve, zona e e mbjelljes së flokëve mund të fshihet falë gjatësisë së flokëve. Kështu, pas operimit nuk mbetet asnjë shenjë e proçedurës së kryer. Procesi vazhdon me mbulimin me kore në javën e parë të mbjelljes, me heqjen e mbulimit me kore brenda tetë-dhjetë ditëve dhe me zgjatjen e rrënjëve pas tre muajsh në zonën e mbjelljes. Në rreth 1 vit, flokët do të arrijnë rezultatin e synuar.

Rezervo takimin tënd tani!

Konsultat janë gjithmonë Falas.

Gjithçka fillon me një bisedë.

logo international hair clinic

Rezervoni një takim në klinikën tonë.

Pasi të keni plotësuar formularin, klikoni "DËRGO" dhe prisni një telefonatë konfirmimi nga stafi ynë!