International Hair Clinic

Përgjigjet e 10 pyetjeve kryesore rreth mbjelljes së flokëve.

T’i nënshtroheni një operacioni mbjelljeje flokësh nuk është një vendim i lehtë. Shpesh, marrja e një vendimi të tillë sjell dhe disa shqetësime të caktuara. Shqetësime rreth procesit dhe rezultateve janë mëse normale, por nëpërmjet kërkimit dhe marrjes së informacionit mund të largohen edhe këto shqetësime. Për tu siguruar që i keni analizuar të gjitha faktet përpara se të merrni një vendim, lexoni tani rreth 10 shqetësimeve kryesore që kanë njerëzit kur bëhet fjalë për mbjelljen e flokëve.

1. A do më bien më flokët pas mbjelljes së tyre?

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se një operacion i suksesshëm rezulton pas shumë fazave rikuperimi. Gjatë një prej këtyre fazave, ju do vini re rënie flokësh. Gjithsesi, kjo është normale dhe e përkohshme. Dy apo katër javë pas operacionin, ju do vini re që ju shumë fije floku do fillojnë të bien. Kjo është pjesë normale e fazës së rikuperimet e lidhur me metodën e nxjerrjes së njesisë folikulare (FUE). Mbjellja e flokëve konsiston në zhvendosjen e rrënjëve të flokëve nga një vend në një vend tjetër. Por, kjo zhvendosje shkakton një lloj traume në lëkurën e kokës dhe te flokët. Ky ‘shok’ bën që rrënjët e flokëve të rigjenerohen përkohësisht. Gjatë kësaj periudhe, flokët tuaj do fillojnë të bien. Më vonë, pasi ka kaluar ‘shoku’, flokët e rinj fillojnë të rriten.

2. A mund të dështojë mbjellja e flokëve edhe pas një procedure të suksesshme?

Një shqetësim tjetër i përhapur ekziston rreth idesë së rënies së flokëve edhe pas një operacioni të suksesshëm. Ju duhet të ndiheni fare të sigurtë se deshtimi i mbjelljes së flokëve pas një procedure të suksesshme është jashtëzakonisht i rrallë. Një shkak i rënies së flokëve pas një operacioni të suksesshëm është Telogen Effuvium. Kjo ndodh kur një pjesë e madhe e folikulave, afërisht rreth 10%, futen në fazën e pushimit në jetën e tyre. Gjatë kësaj kohe, flokët ndalojnë së rrituri. Dhe, pasi zgjohen, ata shtyjnë flokët e vjetër për t’i bërë vend flokëve të rinj. Kjo të jep përshtypjen e rënies së flokëve, por është thjesht e përkohshme. Sidoqoftë, disa sëmundje mund të ndikojnë në rritjen e flokëve pavarësisht suksesit të operacionit.

3. Cilat janë ato sëmundje që mund të shkaktojnë rënien e flokëve në zonën ku janë mbjellur ato?

Në raste shumë të rralla, një lloj sëmundje mund të dëmtojë folikulat duke shkaktuar kështu rënien e flokëve. Për shembull, një lloj alopecie e quajtur Alopecia Areata mund të shkaktojë rënien e flokëve. Lichen Planopilaris mund të shkaktojë gjithashtu rënien e flokëve nga e para.

4. A mundet që stili i jetesës të ndikojë në rënien e flokëve pas operacionit të suksesshëm?

Po ju parashtrojmë rastes kur mund të ndodhë kjo gjë. Disa mjekime specifike mund të ndikojnë në rënien e flokëve. Informacione rreth këtyre lloj ilaçeve mund të gjenden duke lexuar mbi efektet e tyre anësore. Dietat apo mënyra tjera jetese si duhani apo stresi mund të ndikojnë në rënien e flokëve/ Të pasurit një jetë të shëndetshme ul rrezikun e rënies së flokëve pas një operacioni të suksesshëm.

5. Po sikur mos të jem kandidat i duhur?

Çdo pacient që interesohet për këtë lloj operacioni, si fillim shqyrtohet nga doktori nëse janë të përshtatshëm për procedurën. Për shembull, disa pacientë që vuajnë nga disa sëmundje specifike, mund të mos përftojnë rezultate të përhershme edhe nëse operacioni kryhet me sukses. Në disa raste, një test ADN-je mund të përcaktojnë praninë e këtyre sëmundjeve, ashtu si edhe një kontroll i përgjithshëm mjekësor. Gjithashtu, me rëndësi është që zona dhuruese të ketë mjaftueshëm flokë për t’i dhuruar zonës problematike. Disa pacientë mund të mos konsiderohen si kandidatë të duhur për arsye se pritshmëritë e tyre janë joreale. Sidoqoftë, duke diskutuar rezultatet me një kirurg të kualifikuar, është e mundur që pritshmëritë të ulen.

6. A do ndjej dhimbje gjatë mbjelljes së flokëve me FUE?

Grada e dhimbjes varet nga pacienti. Gjatë procedurës injektojmë anestezinë lokale për të mpirë zonën. Këto injeksione mund t’ju bëjnë të ndjeheni jorehat, por kjo zgjat shumë pak minuta. Sapo mpirja e kokës të fillojë, ju nuk do ndjeni asnjë dhimbje gjatë mbjelljes së flokëve me metodën FUE. Anestezia ndikon gjithashtu që të mos ndjeni dhimbje as pas operacionit. Pas operacionit, mund të ndjeheni i lodhur dhe jo rehat, por jo ndonjë efekt tjetër serioz. Në përgjithësi, kthimi në rutinën e përditshme është e mundur një ditë pas operacionit, gjithmonë nëse rutina nuk përfshin aktivitete të rënda fizike.

7. A zgjat shumë operacioni?

Operacioni zgjat disa orë në varësi të numrit të rrënjëve të flokëve që do mbillen. Sidoqoftë, shumica e pacientëve e kalojnë kohën duke lexuar një libër apo duke parë një film. Për shumë pacientë, kohëzgjatja e operacionit është mëse normale.

8. A do kem pamje natyrale?

Mbjellja e flokëve me metodën FUE përfshin mbjelljen e 1-4 qime në të njëjtën kohë. Kjo bën që t’i kushtojmë vëmendje jo vetëm vendodhjes së qimeve, por drejtimit dhe këndit në të cilën mbillen gjithashtu. Kjo mundëson mbjelljen e flokëve në mënyrë strategjike për të krijuar kështu një rezultat mëse natyral.

9. Sa kohë duhet për tu rikuperuar nga operacioni i mbjelljes së flokëve?

Koha e rikuperimit ndryshon nga personi në person. Shumica do vënë re që zona e operacionit do rikuperohet pas 10 ose 14 ditësh. Në disa raste, ngjyra e kuqe e zonës së mbjellur vazhdon edhe pas dy javësh, por kjo zhduket me kalimin e kohës.

10. A përbën ndonjë rrezik shtesë mbjellja e mjekrës?

Mbjellja e mjekrës nuk na ndryshim nga mbjellja e flokëve. Kohëzgjatja, ndjenja e jo rehatisë dhe koha e rikuperimit janë të njëjta.

Si përfundim

Sigurisht që shqetësimet rreth një operacioni të mbjelljes së flokëve janë mëse normale, por në përgjithësi kjo procedurë konsiderohet jo e rrezikshme. Shumica e pacientëve që vuajnë nga rënia e flokëve janë kandidatë të duhur për t’ia nënshtruar këtij lloj operacioni në varësi të sëmundjeve që mund të kenë. Për më tepër, një operacion i suksesshëm i mbjelljes së flokëve sjell rezultate afatgjate.

Nëse po mendoni t’i nënshtroheni operacionit të mbjelljes së flokëve, lini një takim me doktor profesionist. Kjo bën që situata juaj të vlerësohet në mënyrë të veçantë dhe të merret vendimi i duhur për operacionin.

logo international hair clinic

Rezervoni një takim në klinikën tonë.

Pasi të keni plotësuar formularin, klikoni "DËRGO" dhe prisni një telefonatë konfirmimi nga stafi ynë!