International Hair Clinic

Si mund të parandalojmë rënien e flokëve tek femrat?


Shqetësimi më i përhapur ditëve të sotme për të gjithë njerëzit është rënia e flokëve. International Hair Clinic ju jep 5 keshilla efektive:

Kujdesuni me dietën tuaj:

Nëse nuk konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale që i nevojiten flokëve, atëherë mund të vëreni një rënie në cilësinë dhe sasinë e flokëve. Konsumoni më shumë fruta, perime, proteina si mish i bardhë dhe peshk, dhe produkte qumështi.

Mos e dëmtoni flokun:

Shpesh herë flokët bien nga dëmtimet fizike siç janë aplikimi i shpeshtë i tharëseve dhe përdorimi i pjastrave në flokë. Për të parandaluar këto dëmtime, përpiquni të mos aplikoni asgjë në flokë ose përdorni produkte të buta dhe natyrale.

Përdorni produkte për kujdesin e flokëve:

Përdorni shampo dhe balsam të mirë për tipin e flokëve tuaj. Nëse keni flokë të dëmtuar, atëherë mund të provoni edhe produkte terapeutike, por mos i përdorni në mënyrë të shpeshtë. Për shembull, përdorni maska ​​natyrale të flokëve si mjalti, avokado etj.

Mos e stiloni flokun:

Nëse përdorni pjastrër ose mashën e flokëve çdo ditë për të krijuar stilin tuaj të preferuar, atëherë mund të vëreni një rënie në cilësinë dhe sasinë e flokëve. Përpiquni të mos i stiloni shumë shpesh flokët dhe lejojini flokët tuaj të marrin frymë natyrshëm.

Përdorni ilaçe:

Nëse rënia e flokëve ju shqeteson, përpara se të kryeni mbjellen e flokëve, merrni vitamina dhe minerale që ndihmojnë në rritjen e flokëve ose merrni ilaçe specifike për rënien e flokëve.

Nëse asnjëra nga keto nuk ju jep zgjidhje, atëherë zgjidhjen jua japim ne nëpërmjet mbjelljes së flokëve tek femrat.

Na ndiqni në rrjete sociale:

Facebook | Instagram | Whatsapp

logo international hair clinic

Rezervoni një takim në klinikën tonë.

Pasi të keni plotësuar formularin, klikoni "DËRGO" dhe prisni një telefonatë konfirmimi nga stafi ynë!